Rreth Nesh

Kompania jone eshte e specializuar ne fushen e distribucionit, shitjes me pakice, ekomerce dhe operues mono-brand per marka dermokozmetike. E themeluar ne 2003, kur per here te pare ne Shqiperi, nepermjet perfaqesise zyrtare te markes Swiss line, prezantuam produktet dhe trajtimet e nje prej markave me te mira Zvicerane, duke ofruar nje nivel sherbimi, cilesie dhe rezultati te paprovuar me perpara.

Zhvillimi dhe zgjerimi pergjate viteve, ka vertetuar qe ne kuptojme me se miri deshirat e konsumatoreve dhe tregun. Ndaj misioni yne eshte qe te jemi partneri i perzgjedhur ne Shqiperi per marka premium, lluksi dhe produkte lifestyle, per te ndare me konsumatorin ne Shqiperi, pasionin per cdo gje qe eshte
sinonim i cilesise se larte.

Ne besojme ne keto vlera:

Integriteti

Te trajtojme te gjithe me respekt, sinqeritet & drejte.

Pasion

Ne thelb te cdo gjeje qe ne bejme, te jemi inovativ, kurioz, kreativ me ide dhe kembengules ne zgjidhjen e problemeve.

Njerezit

Gjerat e medha arriten sebashku vetem duke mirekuptuar, inkurajuar, mbeshtetur dhe respektuar njeri tjetrin, cdo njeri mund te rritet dhe te performoje ne me te miren.

Hapi Ekstra

Per ti permbushur premtimin klienteve tane dhe me shume, duke siguruar qe te jene gjithmon te kenaqur dhe ti kemi sherbyer sa me mire.

Historiku

Pas nje karriere si koreografe ne Shqiperi, themeluesja jone, Vasilika Selaj zhvendoset te jetoje ne Toronto,CA dhe ndjek pasionin e saj per te bukuren, ne nje fushe tjeter, ate te estetikes dhe kujdesit per lekuren. Pas nje pervoje ne Toronto, vendos te rikthehet ne Shqiperi, e frymezuar per te sjelle me vete produktet dhe trajtimet e cilesise se larte dhe per ti ofruar ato tek konsumatori Shqiptar. Duke hapur nje qender estetike dhe duke nisur bashkepunimi zyrtar me Swiss line by Dermalab, marka Zvicerane per kujdesin e lekures beri per vete kedo qe provonte produktet e saj. Klientet adhuruan trajtimet dhe rezultatet ne lekure, ku se shpejti emri Vasilika dhe Swiss line u ben sinonim I trajtimeve dhe rezultateve te dukshme ne lekure.

Qe prej fillimeve te nje qendre estetike modeste, sot ne jemi nje kompani distribucioni per marka dermokozmetike dhe operojme Swiss line Spa, nje flagship Spa e denje per standartet boterore te markes.

Vizioni

Vizioni per kompanine eshte qe te behet marka qe qendron pas markave per tregun Shqiptar ne segmentin e produkteve premium & lluksi. Nepermjet pervojes tone ne distribucion, marketing dhe shitje me pakice, ne synojme te zgjerojme portofolin e markave per tej produkteve per kujdesin e lekures, ne marka kozmetike, parfume, bizhuteri dhe mode. Duke i ofruar klienteve pervoje mbreselenese, frymezuese dhe te pelqyeshme me produktet qe ata deshirojne. Per njerzit qe punojne me ne, ti frymezojme nepermjet historise se nje kompanie familjare, me rrenje ne sipermarrje, me qenrim qe cdo gje mund te arrihet dhe pasion per te punuar me marka te jashtezakonshme.

SHERBIME

Distribucion ne Farmaci, Spa, Qendra Estetike

Kapacitetetet tona te distribucionit mbulojne te gjithe territorin e Shqiperise per te klientet tane, fale rrjetit te bashkepuntoreve, ne arrijme me shpejtesi, siguri dhe efikasitet te shperndajme produktet tona brenda 24h ne cdo qytet. Stafi i logjistikes & distribucionit siguron qe te gjithe porosite te perpunohen, paketohen, dergohen dhe gjurmohen, duke na ofruar mundesine qe te zbatojme njekohesisht prezantimin ne treg te produkteve, fushatat promocionale dhe ato te marketing.

Nder vite, kemi ndertuar marredhenie te qendrueshme me kliente kyc ne te gjithe tregun, qe nga para-farmaci, farmaci, farmaci online, qendra estetike dhe Spa. Duke na dhene avantazh per pozicionimin e produkteve, promocionet dhe reklamimin e produkteve brenda ne piken e shitjes.

Marketing

Me mbi 17 vite pervoje ne treg, ne kuptojme qarte deshirat dhe nevojat ne ndryshim e siper te profileve te ndryshme te klienteve. Pergjate ketyre viteve, ne kemi ndertuar nje pervoje te pasur dhe te gjere marketing, duke ndermarre evente prezantimi me konsumatoret tane dhe gazetare, prezantues ne TV, revista shtypi, fushata reklamimi ne revista online, fushata me influencer & blogger si dhe evente te ndryshme trajnimi me stafin tone & bashkepuntoret. Kjo pervoje e kombinuar me pasionin per markat qe ne perfaqesojme dhe kreativitetit tone, kemi krijuar disa fushata te mirenjohura, qe kane rritur ndjeshem njohjen e firmave qe ne tregtojme.

Retail & Online

Krah me krah me pervojen tone si distributor, ne gjithashtu kemi ndertuar nje pervoje ne fushen e shitjes me pakice & online. Qe ne filimin e kompanise tone, ne menaxhojme Swiss line Spa, qendren estetike te branduar me detajet e markes e perbere nga dhoma trajtimi per sherbime te kujdesit te lekures & hapsire per ekspozimin dhe shitjen me pakice te produkteve per kujdesin ne shtepi.

Krijimi i lidhjes se drejteperdrejte me konsumatorin eshte pjese shume e rendesishme e strategjise tone te marketingut, si ne boten reale nepermjet eventeve me konsumatoret, ne qendren tone ose dixhitalisht nepermjet faqeve web ose nepermjet kanaleve ne media sociale. Ne kerkojme vazhdimisht mundesi per te zgjeruar hapsiren tone te shitjes me pakice dhe pervojen tone ne treg.

Archival document files ring binder folders in business office

Sherbime Rregullatore

Ne ofrojme sherbime te plota rregullatore sipas ligjeve dhe rregullave ne fuqi, per partnered tane si dhe per kompani te tjera qe jane te interesuara per:

Regjstrimin e produkteve kozmetike prane Ministrise se Shendetsise dhe ndjekje e procesit te regjistrimit per te siguruar perputhshmeri te plote dhe regjistrim te sukseshem te produkteve.

Menaxhim i marredhenies ligjore midis Ministrise se Shendetsise dhe agjencise te saj, duke siguruar dosja e cdo produkti te jete e plote dhe e perditesuar sipas ndryshimeve ligjore. Si dhe regjistrimin e produkteve te reja.

Krijimin dhe printimin e etiketave ne gjuhen Shqipe, e domosdoshme per te gjithe produktet qe synohen per t’u shperndare dhe shitur tek konsumatoret.

Marka

Swiss line

Nje marke e vertete Zvicerane per kujdesin e lekures me rrenje ne fushen e mjeksise qelizore, ku per 30 vitet e fundit, ka krijuar produkte dhe trajtime te jashtezakonshme per klientet. Bashkon inovacionet me te fundit ne fushen e formulimeve, kerkimit dhe teksturat dhe paketimin me lluksoz per te krijuar ritual perkujdesjeje qe jane ‘crème de la crème’. Produktet dhe trajtimet Swiss line mund ti gjeni ne qendra estetike/Spa te perzgjedhura ne Shqiperi.

Skincode

Skincode u themelua ne 1998 nga nje ekip profesionistesh Zviceran, me ekspertize te thelle ne industrine e kujdesit te lekures. Qe prej fillimit, ekipi I Skincode bashkepunoi me dematolog Zviceran te mirenjohur, eksperte perberesish dhe laboratore per te implementuar me te fundit ne shkencen dhe kerkimet dermatologjike. Produktet e Skincode mund ti gjeni ne parafarmaci dhe farmaci ne Shqiperi, si dhe ne faqen www.skincode.al .

YOUTH LAB.

YOUTH LAB. eshte nje marke e re ne fushen e kujdesit te lekures, me produkte te formuluar per te permiresuar funksionet baze metabolike te epidermis. Ekipi themelues, me mbi 25 vite pervoje ne fushen e mjekesise dhe kozmetikes, bashkepunon me eksperte Grek te mirenjohur ne fushen e kozmetologjise, ka krijuar nje koleksion produktesh, secili I pasuruar me perberes aktiv. Produktet YOUTH LAB. mund ti gjeni ne parafarmaci dhe farmaci ne Shqiperi, si dhe ne dyqane online.

Evente & Njoftime

Beauty Talk me Estelen

Punesim & Kariere

Ne jemi krenare per rrenjet tona ne sipermarrje, duke u rritur dhe zhvilluar nga nje salon modest, cilesia dalluese e Omnia eshte sjellja ne tregun Shqiptar, produktet e markave boterore ne fushen e kozmetikes dhe krijimi i pervojave mbreselenese, nen ekskluzivitetin dhe ne menyre zyrtare.

Ne deshirojme te behemi nje kompani teresisht e integruar, me specialist te brendshem ne te gjithe fushat, pika te rendesishme per rritjen dhe evolucionin tone. Nese jeni te interesuar per te punuar me ne dhe deshironi te zbuloni mundesite e punesimit, lidhuni me ne, jemi gjithmon ne kerkim te individeve me pasion, ambicie dhe te talentuar per t’iu bashkuar ekipit tone.

Pozicione Vakate

Ne kete moment, nuk kemi pozicione vakante per te plotesuar ne kompanine tone. Nese keni deshire qe te keni kontakt me ne per pozicione ne te ardhmen, na ndergoni CV/Rezume.

Apliko ketu

Kontakt

Address– Rr. Tish Dahia, Kompleksi Kika 2, Tirana, Albania

Email – info@omnia.al

Telephone +355 42 257 813

Hours  – 9:00 – 17:00 Monday – Friday